Flash News

E-TJERA

Grabitet Drejtoria e Ujësjellësit në Kuçovë, vidhen 2.2 mln lekë

Grabitet Drejtoria e Ujësjellësit në Kuçovë, vidhen

Është grabitur gjatë natës arka e pagesave të ujit në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.

Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.

Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët mëngjesin e sotëm, pasi kanë shkuar në punë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.

Të fundit