Flash News

E-TJERA

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Babrru/ Autorët e maskuar marrin 200 mijë lekë

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Babrru/ Autorët e maskuar
Foto Ilustruese

Është grabitur filiali i Postës Shqiptare në Babrru të Tiranës. Mësohet se dy persona të maskuar me kapuça, kanë hyrë në ambientet e postës, kanë marrë një shumë prej 200.000 lekësh dhe janë larguar me biçikletë.

Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i autorëve, pasi edhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, dy autorët janë të maskuar me kapuç dhe shall.

"Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre", njofton policia.

Të fundit