Flash News

E-TJERA

Grabitet gjykatësi italian në Golem, i marrin çantën me dokumente dhe para teksa rregullonte makinën

Grabitet gjykatësi italian në Golem, i marrin çantën me

Një gjykatës italian, i cili kishte ardhur për pushime në Shqipëri, është grabitur këtë të shtunë në afërsi të Golemit, nga persona ende të paidentifikuar.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti, të cilin vetë gjykatësi e ka njoftuar për t’i komunikuar ngjarjen.

Sipas gazetarit, gjykatësi është grabitur, teka ka qenë duke rregulluar gomën e makinës së tij, ndërkohë që autorët i kanë marrë  çantën e cila mbante brenda dokumente të rëndësishme dhe paratë që do të shpenzonte gjatë qendrimit në Shqipëri.

"Një gjykatës italian që po vinte për pushime në Shqipëri ,më kontaktoi pak më parë duke më treguar se u vodh pranë Golemit gjatë kohës që po riparonte gomën e makinës.I vodhën cantën me dokumenta dhe shumën monetare që do shpenzonte në Shqipëri ku ka blerë dhe shtëpinë në Vlorë.Normal që hajduti nuk ka as karakter dhe as din e himan ,po strukturat e policisë së Golemit duhet të angazhohen maksimalisht për të gjetur hajdutin ...Nuk është çështja se është italian por është çështja që këta bastard që vjedhin një turist të huaj, e njollosin emrin e Shqipërisë...." shkruan gazetari në rrjetet sociale.

Grabitet gjykatësi italian në Golem, i marrin çantën me

Të fundit