Flash News

E-TJERA

Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Malësi të Madhe, autorët braktisin mjetin e djegur

Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Malësi
Foto Ilustruese

Është grabitur pak më parë filiali i një banke të nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe.

Mësohet se tre persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda bankës dhe kanë grabitur një sasi parash. Më pas autorët janë larguar me një mjet tip “Wolswagen” i cili është gjetur i djegur në dalje të Koplikut.

Policia njofton se pasi kanë djegur mjetin, kanë marrë makinën e një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

 

Të fundit