Flash News

E-TJERA

Grabitet nën kërcënimin e kallashnikovit pronari i një supermarketi në Peqin

Grabitet nën kërcënimin e kallashnikovit pronari i një

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar natën e kaluar në Peqin. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë shtetasi Agim Spahiu, pronar i një supermarketi në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije se dy persona të maskuar kanë hyrë në supermarket dhe nën kërcënimin e kallashnikovit e kanë dhunuar Agim Spahiun dhe më pas kanë grabitur me forcë shumën e xhiros ditore. Pas grabitjes, autorët janë larguar me një automjet që i priste në vendin e ngjarjes.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e supermarketit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Të fundit