Flash News

E-TJERA

Grabiti 140 mln euro, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për ekstradimin e të riut kinez

Grabiti 140 mln euro, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për

Gjykata e Lartë refuzon këtë të martë kërkesën për ekstradimin e Lianbing Chen, i riu kinez i cili akuzohet për një mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Gjykata e Lartë bën me dije se kërkesa kishte disa mangësi procedurale. 

Një arsye është fakti se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kinën.

 Sipas Gjykatës së Lartë nuk ishte dhënë garancia se ai nuk do të ndiqej politikisht apo për një vepër penale më të rëndë, nuk ishte saktësuar akuza, dënimi për atë vepër penale në Kinë ishte me burgim të përjetshëm dhe nuk kishte garanci për mospërndjekje apo trajtim jonjerëzor.

Po ashtu, gjatë seancës u sollën disa raporte ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut atje dhe një vendim i GJEDNJ Lui kundër Polonisë që ishte i njëjti rast.

Të fundit