Flash News

E-TJERA

Grabiti 990 mijë euro në pistën e Rinasit, dënohet me 25 vite burg Aleks Pepa

Grabiti 990 mijë euro në pistën e Rinasit, dënohet me 25

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i dënuar për vjedhjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Kujtojmë se Pepa u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi u cilësua si truri i rrjetit kriminal bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët u identifikuan nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike.

Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur arrittën të depërtojnë rrethimin e aeroportit të Rinasit teksa ishin duke drejtuar mjetin tip "Benz-Mercedez". Ndërsa një person i tretë i priste në pistë për t'i ndihmuar që të largoheshin.

Pepa së bashku me një person tjetër këputën çelësat e derës dhe hynë me mjetin e tyre duke u afruar në makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, të cilat ishin kontaktuar për të transportuar sasinë e eurove në drejtim të Rinasit.

 

Të fundit