Flash News

E-TJERA

Grabiti dhe torturoi gjyshen me nipin në Greqi, arrestohet në Maltë shqiptari i shumëkërkuar

Grabiti dhe torturoi gjyshen me nipin në Greqi, arrestohet në

Është arrestuar në Maltë, shqiptari që dyshohet se vrau dy persona, i dogji trupat e tyre dhe më pas iu grabiti një shumë prej 780 mijë euro në Greqi.

Mediat malteze raportojnë se bëhet fjalë për Ledjon Brakaj 36 vjeç i dyshuar si autor në ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 në ishullin grek Aegina. Brakaj u arrestua në Maltë pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti evropian në mars.

Brakaj u shoqërua në gjykatë pasditen e së shtunës, teksa autoritetet nisën procedimin për ekstradimin e tij në Greqi, për t'u përballur me akuzat penale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2015 në Aegina. Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.

Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ishin ende gjallë, u vunë flakën.

Të fundit