Flash News

E-TJERA

Grabiti me armë taksistin dhe punonjësin e një karburanti në Fushë Krujë, në kërkim i riu

Grabiti me armë taksistin dhe punonjësin e një karburanti në

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë karburanti, në Fushë-Krujë .

Mësohet se një person që drejtonte një taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.

Dyshohet se autori më herë pranë Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vete drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin.

Pasi ka grabitur taksistin, autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Të fundit