Flash News

E-TJERA

Grabiti me dhunë portofolin, në pranga 31-vjeçari nga Fieri

Grabiti me dhunë portofolin, në pranga 31-vjeçari nga Fieri
Foto Ilustruese

Një 31-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

31-vjeçari Eriseld Dane ishte shpallur në kërkim pasi i mori me dhunë portofolin shtetasit E. Ll. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

I vodhi me dhunë portofolin një shtetasi, kapet dhe ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Eriseld Dane, 31 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas në datë 15.08.2021, në lagjen "Sheq i Vogël", i ka marrë me dhunë porotofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

 

Të fundit