Flash News

E-TJERA

Grabiti me thyerje një dyqan gjatë natës në Koplik, arrestohet 31-vjeçari

Grabiti me thyerje një dyqan gjatë natës në Koplik,

Një person është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi akuzohet si autori i grabitjes me thyerje të një dyqani gjatë natës në Koplik.

Në pranga është vënë shtetasi Lorenc Rushaj, 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Parë Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit