Flash News

E-TJERA

Grabitja me armë në Divjakë, policia jep detajet: Janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit

Grabitja me armë në Divjakë, policia jep detajet: Janë

Policia e Divjakës ka dhënë detaje mbi grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit në një pikë këmbimi valutor.

Sipas policisë, ka qenë një person i vetëm i cili dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

“Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit