Flash News

E-TJERA

Grabitja në Korçë, arrestohet një tjetër autor i dyshuar

Grabitja në Korçë, arrestohet një tjetër autor i

Policia e Korçës ka shoqëruar një tjetër person i cili dyshohet se është një nga autorët e grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 1 të këtij qyteti.

Njëri prej tre grabitësve është arrestuar më herët nga forcat e policisë. Pre e vjedhjes ishte banesa e kampistit Shefqet Muço, ku tre personat të merrnin një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë grabitjes autorët janë përleshur me pronarin e banesës, i cili mbeti i lënduar. Po ashtu, gjatë përleshjes u plagos dhe një nga autorët i cili më pas u arrestua nga policia, ndërsa dy të tjerët arritën të largoheshin me sasinë e parave të vjedhura.

Të fundit