Flash News

E-TJERA

Grabitje me dhunë në Klos, humb jetën i moshuari. Si ndodhi ngjarja

Grabitje me dhunë në Klos, humb jetën i moshuari. Si ndodhi

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Klos, Mallakastër, ka ndodhur një vjedhje me dhunë, në një banesë.

Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë autorët e dyshuar të grabitjes në shtëpinë e 89-vjeçarit Çaush Shehaj, të cilët arritën të merrnin një shumë parash.

Ky i fundit ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. I moshuari, Caush Shehaj u dhunua nga dy grabitësit.

Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç., i cili akuzohet për ‘moskallëzim krimi’. Është sekuestruar edhe arma e krimit tip ‘automatik’ me të cilën dy të rinjtë kanë kërcënuar të moshuarin 89 vjeçar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

 

 

Të fundit