Flash News

E-TJERA

Grabitje në aksin Milot-Rrëshen, persona të paidentifikuar i marrin makinën ‘Audi’ të riut nga Kosova

Grabitje në aksin Milot-Rrëshen, persona të paidentifikuar i
Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas të dhënave të para nga policia, persona të paidentifikuar i kanë marrë automjetin tip ‘Audi’ drejtuesit M.A.,21 vjeç nga Kosova dhe janë larguar.

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje”, njofton policia.

Të fundit