Flash News

E-TJERA

Grabitjet, Karamuço: Janë vjedhur ish-ministra dhe nuk denoncojnë, kamerat e vëzhgimit nuk punojnë

Grabitjet, Karamuço: Janë vjedhur ish-ministra dhe nuk

Rastet e grabitjeve në vend janë rritur kohët e fundit. Së fundmi, pre e grabitjes me armë ra Posta Shqiptare në Kamzë.

Eksperti i kriminologjisë, Evrin Karamuço, tha për MCN TV se kemi të bëjmë me grupe delirante të cilat pasi e kryejnë grabitjen largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes, por në fund zbulohen nga elementë që nuk i llogarisin mirë kur sulmojnë.

Karamuço tha se disa nga kamerat e vëzhgimit publik në kryeqytet nuk funksionojnë, duke deklaruar se ka pasur raste që janë grabitur edhe ish-ministra e zyrtarë të lartë të qeverisë dhe sërish nuk kanë bërë denoncim.

“Ka pasur vjedhje ndaj ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie, por nuk janë denoncuar. Ata kanë angazhuar grupe private për të zbuluar se kush janë autorët. A duhet ti hetojë dikush edhe kryesisht? Nuk i deklarojnë se janë para të padeklaruara. Me hetimin, policia me një gur vret dy zogj, kap hajdutin, zbulon paratë e padeklaruara. Vjedhjet e banesave në zona urbane, sidomos në Tiranë, kanë qenë në shifra shumë të larta, sidomos në sezonin veror. Ne kemi kamera që nuk investojmë me sensorë siç investon gjithë bota. Disa prej kamerave të vëzhgimit publik në Tiranë, nuk iu punojnë infrat për natën, se duhen ndërruar.

Bëhet fjalë për zona publike që i ka Policia e Shtetit. Nuk punon në disa prej zonave, duhen rregulluar këto defekte, se janë elementë të sigurisë publike, që fakton atë që ndodh, në mos parandalon. Ka pasur zona kryesore që kamerat nuk punojnë dhe nuk është provuar dot. Është e deklaruar vetë nga punonjësit e policisë pasi kanë ndodhur ngjarje të tilla. Janë ato hartat e kuqe. Ne kemi zona të nxehta, i kemi të identifikuara”, tha Karamuço.

Të fundit