Flash News

E-TJERA

Grafikët/ Çmimi i naftës në bursa dhe Mal të Zi bie me 27%, në Shqipëri s’ndryshon

Grafikët/ Çmimi i naftës në bursa dhe Mal të Zi bie

Një sondazh i publikuar nga Eduard Zaloshnja tregon se si ka pësuar çmimi i naftës bruto Brent një rënie graduale, duke nisur nga 13 qershori. Rënia vlerësohet të jetë prej 27%.

Çmimi i naftës bruto Brent në bursa është pika më e përdorur e referimit për të gjitha nënproduktet e rafinuara të naftës. Nga 13 qershori, ky çmim ka pësuar një rënie graduale të theksuar prej 27% (shihni Grafikun 1).

Grafikët/ Çmimi i naftës në bursa dhe Mal të Zi bie

Në të njëjtën periudhë, evidentohet në sondazh, çmimi mesatar i naftës Diesel në vendin fqinjë, Malin e Zi ka pësuar një rënie prej 17%. Por e njëjta gjë s’ka ndodhur në Shqipëri. Çmimi i naftës Diesel ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel që ishte më 13 qershor, duke pësuar një rënie vetëm 1%.

“Pas fillimit të luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ngriti një bord për moslejimin e abuzimeve me çmimet në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve. Ky bord ishte presupozuar që të përcaktonte çmime që do të ndiqnin trended botërore e rajonale. Por siç tregon qartazi krahasimi me Malin e Zi, kjo gjë nuk ka ndodhur…”, thuhet në sondazhin e Zaloshnjës.

 

Grafikët/ Çmimi i naftës në bursa dhe Mal të Zi bie

Të fundit