Flash News

E-TJERA

Grafiku/ Sot nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Grafiku/ Sot nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët
Foto Ilustruese

Sot nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Ata do të përfitojnë 5 mijë lekë me rastin e festave.

Kjo shpërndarje do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga data 21 dhjetor deri më datë 31.

Kreu i ISSH-së, Astrit Hado ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh si dhe datat e ndara sipas kategorive. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë një kategorizim të pensionistëve në bazë të datave që ata tërheqin pensionin e tyre.

Disa ditë më parë në një konferencë për mediet, kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria ka akorduar 34 milionë dollarë shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit. Kategoritë tjera që do të përfitojnë nga ky bonus janë uniformat blu dhe punonjësit e transportit.

Grafiku i shpërndarjes:

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;

• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;

• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;

• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

• në datat 29 - 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;

• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

 

Të fundit