Flash News

E-TJERA

Gramsh/ Helmohen fëmijët e një kopshti shtetëror, shkak ushqimi i kontaminuar me salmonelë

Gramsh/ Helmohen fëmijët e një kopshti shtetëror, shkak

Disa fëmijë dyshohet se janë helmuar në një kopsht shtetëror në Gramsh.

Mësohet se grupi i fëmijëve u paraqit në spital me simptoma helmimi, të vjella dhe temperaturë. Janë marrë 72 mostra për analiza laboratorike, prej të cilave janë veçuar 30 për ekzaminim dhe nga këto mostra, 12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se rasti ka të bëjë me helmimin që vjen si pasojë e një ushqimi të kontaminuar me salmonelë.

Rasti është denoncuar nga Qëndresa Qytetare e cila ka bërë publike edhe përgjigjen e analizave laboratorike. Qëndresa kërkon hetim urgjent nga autoritete ndërsa shprehet se ushqimi po kthehet në një kambanë alarmi.

“Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në një kopësht publik në qytetin e Gramshit është një këmbanë alarmi lidhur me sigurinë ushimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte e spitale.

Më e rëndë bëhet situata jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, sikur të ishte normalitet, nderkohe qe 70 familje e kane kaluar naten e te 22 Majit ne spital.

Janë me dhjetra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë.

Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë, teksa AKU është kthyer në një institucion që ka dështuar të kryejë misionin e saj kryesor, parandalimin e futjes në treg të produkteve ushqimore që nuk plotësojnë standardet.

Më 11 mars 2025 AKU bëri  kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani  shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.

Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë, kur  ngarkesa e mishit ishte hedhur në treg.

Hetimet për këtë skandal janë në vijim, por precedenti i krijuar është i rrezikshëm, teksa më shumë se kurrë shqiptarët duhet ta kenë llogaridhënien për cilësinë e ushqimeve që blejnë më raport të drejtë me të ardhurat që shpenzojnë për ushqimin, që janë më të lartat në Evropë.

Falja e gjobave nga qeveria e rendon edhe me teper situaten e pandeshkueshmerise ne vend, por edhe te papergjegjshmerise te operatoreve private ndaj qytetareve”, shkruan Qëndresa Qytetare në Facebook.

Të fundit