Flash News


E-TJERA

Granata e vjetër shpërtheu teksa punonin tokën, tre të plagosur në Prrenjas

Granata e vjetër shpërtheu teksa punonin tokën, tre të

Një granatë e vjetër dyshohet të ketë shpërthyer në fshatin Kakavec të Prrenjasit.

Dy gra dhe një burrë kanë mbetur të lënduar pasi granata ka shpërthyer teksa ishin duke punuar tokën. Mësohet se të plagosurit kanë marrë lëndime në gjymtyrët e poshtme.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Të fundit