Flash News

E-TJERA

Granit Xhaka zbulon në fushë lajmin e madh: Do të bëhet baba për herë të tretë!

Granit Xhaka zbulon në fushë lajmin e madh: Do të bëhet baba

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka, ka shënuar golin e pestë për Bayer Leverkusen në ndeshjen ndaj Heidenheimit dhe festimi i tij ishte i mbushur me emocion.

Pas golit, Xhaka festoi duke futur topin nën fanellë për të imituar barkun e një gruaje shtatzënë dhe më pas thithi gishtin e madh të dorës, një gjest që simbolizon pritjen e një fëmije.

Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë ndarë kështu lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të tretë. Çifti, i cili tashmë ka dy vajza, po pret një tjetër bekim në familjen e tyre.

Ky moment i veçantë ka emocionuar tifozët dhe ka marrë vëmendjen e mediave. Urime për familjen Xhaka!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Të fundit