All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Grantet për artizanatin dhe konkurrueshmërinë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve shpall 86 fitues

All - Paragraf - 1

Grantet për artizanatin dhe konkurrueshmërinë, Agjencia Shqiptare

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njoftoi se kishte shpallur 86 ndërmarrje të mikro, të vogla dhe të mesme si fituese të granteve që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë. Në një listë të bërë publikë të paktën 10 pre tyre i takojnë granteve të dedikuara për artizanatin, 19 ndërmarrje që duan fokus tek konkurueshmëria dhe 57 ndërmarrje që do të përfitojnë grante për shpenizme korrente.

All - Paragraf - 3

“Në vijim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 26, datë 10.01.2025, për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin dhe rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit  si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të NMVM-ve lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm, AIDA, shpalli dhe administroi thirrjen për grante për vitin 2025 gjatë periudhës 30 janar-28 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe në adresën e AIDA-s, mbërritën 443 kërkesa për mbështetje financiare”, njoftoi Agjencia të enjten e kësaj jave.

Në lidhje me mbështetjen me grante AIDA aplikon dy skema ku e para mbështetje financiare për shpenzime korrente me vlerë financimi deri në 2.5 milionë lekë dhe mbulim të kostove në 100 për qind. Në kostot e mbulueshme hyjnë disa prej tyre duke nisur nga certifikimi i standardeve deri tek materialet promovuese.

Në skemën e dytë është ajo mbështetje për shpenzimet kapitale ku bëjnë pjesë projektet e konkurrueshmërisë me vlerë financimi deri në 1.5 milionë lekë dhe mbulim kostosh 100 për qind si dhe projekte artizanati me vlerë financimi deri në 1 milionë lekë dhe mbulim të kostove 100 për qind.

Në rastin e parë për projektet e konkurrueshmërisë kostot e mbulueshme përfshijnë blerje të makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit kurse sa i takon artizanatit  blerje të makinerive tradicionale dhe/ose teknologjike për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin  si dhe blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce./ Monitor

Të fundit