Flash News

E-TJERA

Grara për kreun e PD-së, ish-ministrja kosovare shpreh hapur mbështetjen për Edith Harxhin

Grara për kreun e PD-së, ish-ministrja kosovare shpreh hapur

Politikania dhe ish-ministrja e Integrimit të Kosovës Edita Tahiri ka shprehur hapur mbështetjen për Edith Harxhin, e cila garon në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike për postin e kryetarit të ri të partisë.

Tahiri i uron suksese përmes një postimi në rrjetet sociale dhe e cilëson Harxhin si një idealiste. Ajo shton më tej se Harxhi dëshmoi përkushtim për çështjen kombëtare dhe në veçanti për shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës ndër vite në cilësinë e saj si zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Edita Tahirit beson se koha është për lidershipin e grave në vendet tona dhe gjithë botën.

"Me miken time Edith Harxhi, nje idealiste dhe pjesemarrese ne ndryshimet demokratike ne vitet e 1990ta ne Shqiperi. Ajo deshmoi perkushtim per ceshtjen kombetare dhe ne vecanti per shtetesine dhe pavaresine e Kosoves nder vite ne cilesine e saj si zevendes-Ministre e Puneve te Jashtme e Shqiperise. Tani kur kandidon per kryetare te PD-se i urojme shume suksese, ne realizimin e vizionit te saj reformator dhe Euro-Atlantik. Lobi Rajonal i Grave dhe une si kryetare besojme se koha eshte per lidershipin e grave ne vendet tona dhe gjithandej botes" shkruan Edita Tahiri.

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së zhvillohen këtë të dielë, më 13 Qershor, dhe në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe tre kandidatët e tjerë: Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Të fundit