Flash News

E-TJERA

Gratë "bëhen karma", burrat pogradecar: Na dhunojnë, arsyet kryesore të këtij fenomeni

Gratë "bëhen karma", burrat pogradecar: Na dhunojnë,

Dhuna ndaj grave është një ndër fenomente më të shpeshta në vendin tonë dhe jo vetëm. Por një panoramë krejt ndryshe na shfqet në Pogradec, ku janë burrat ata që dhunohen vazhdimisht nga gratë e tyre, si fizikisht edhe psikologikisht.

Duket se burrat e kanë lënë mënjanë krenarinë e tyre dhe kanë filluar të denoncojnë këtë dhunë.

Këtë fenomen në Pogradec e ka konfirmuar Arbi Basho, Koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore

Gratë "bëhen karma", burrat pogradecar: Na dhunojnë,
Arbi Basho

Ky është një femnomen që ka ekzistuar edhe më përpara në familjet tona. Në ditët e sotme ky fenomen është shtuar dhe ka filluar te denoncohet në vite.

 Rastet e denoncimit të burrave për dhunë psikologjike kryesisht kane ardhur duke u rritur dhe kjo ndodh për shkaqe të ndryshme. Dinamikat e familjes kanë filluar të ndryshojnë, situata social- ekonomike është më stresuese, më presion për të siguruar të ardhura po edhe kërkesa për të ndjekur hapin e kohës është më e madhe.

 Kjo ka ndikuar në presion psikologjik të familjes. Mosmundësia e arritjes së këtyre objektivave që ka familja shkakton dhunë psikologjike. Kryefamiljari ka presionin me të madh ndaj ndodh edhe dhuna psikologjike. Presioni i tyre ka arritur aty ku nuk mundet më”,-ka thënë ai.

Për vitin 2022-23 në Pogradec, janë 7 burra të pajisur me urdhra mbrojtje ndaj grave, por ende për ta nuk ka një zyrë këshillimi apo ndihme psikologjike.

Të fundit