Flash News

E-TJERA

Gratë dhe burrat, si paraqiten treguesit në fusha të ndryshme të jetës

Gratë dhe burrat, si paraqiten treguesit në fusha të ndryshme

INSTAT ka publikuar disa gjetje që paraqesin të dhëna të ndara sipas gjinisë në fusha të ndryshme të jetës si popullsia, shëndetësia, arsimi, tregu i punës, vendimmarrja etj.

Instituti i statistikave bën me dije se lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më pare dhe se është rritur mosha mesatare e martesës së vajzave.

Nga 61 vrasje të regjistruara në vitin 2021, 26,2 % e tyre kanë ardhur si rezultat i vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare. Shumica e viktimave janë gra.

Gratë e burgosura përbëjnë 1,3 % të të burgosurve gjithsej në vitin 2021. Në qëndrat sociale janë 55,4 % burra dhe 44,6 % gra. Sa i përket vendimarrjes, në strukturën e policisë, numri i punonjëseve gra rritet me uljen e nivelit të gradave.

Në vitin 2021, shkalla e pjesëmarrjes së grave në parlament është 35,7 %. Përmirësimi i ndjeshëm i pjesëmarrjes së grave anëtare në Parlamentin e Shqipërisë u bë i mundur pas përfshirjes së kuotës 30 % në ndryshimet e kodit elektoral, në vitin 2008.

Tendenca në rritje vihet re edhe në zgjedhjet parlamentare 2013, ku arriti në 18,0 %. Numri i bizneseve me pronare ose administratore gra është më i madh në tregti me 34,3 % dhe shërbime të tjera me 40,1 %.

Indeksi i pabarazisë gjinore (IPGJ), në vitin 2021 rezulton 0,09 nga 0,06 që ishte në vitin 2020. Ndër vite, treguesit kanë patur përmirësime të lehta.

Të fundit