Flash News

E-TJERA

“Gratë dhe vajzat të ruhen nga harbutëria e Metës”, Presidenti: Rama dihet se si është sjellë me femrat

“Gratë dhe vajzat të ruhen nga harbutëria e
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se "gratë dhe vajzat të ruhen nga harbutëria e Metës dhe Berishës". Kreu i Shtetit tha për mediat se për të nuk është ankuar asnjë gazetare, ndërsa nënvizoi durimin dhe respektin që ka treguar.

Duke iu referuar Ramës, Kreu i Shtetit tha se "ju dhe e dini kush bën presione ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyra e propagandës më përpara apo pronarët e mediave të detyruar nga presionet, një pjese e tyre janë detyruar të anashkalojnë pyetjet provokuese".

Meta akuzoi kryeministrin se nuk gëzon raporte të mira me gratë.

“Nuk është ankuar ndonjë gazetare për prekje me dorë nga Ilir Meta dhe përkundrazi ju e dini sa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë me të gjitha ju. Sigurisht mund të ketë vend për përmirësime në sjellje me gratë, vajzave, nënave, do të bëjmë më të mirën për këtë drejtim. Por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person kur dihet se si është sjellë me to është qesharake”, tha Meta.

Të fundit