Flash News

E-TJERA

Gratë e “5 majit” në zyrën e Ramës, Fuga: Diplomatët janë sjellë si 'pula', ato shqiponja Shqipërie nuk u tutën

Gratë e “5 majit” në zyrën e Ramës, Fuga:

Kryeministri Edi Rama u përball dje në hyrje të Parlamentit, me një grup përfaqësuesish nga banorët e “5 majit”. Pasi ka diskutuar pak me nënë Lizën, në oborrin e Kuvendit, kryeministri i ka ftuar gratë në zyrën e tij.

Ajo çka u vu re ishte mënyra se si nënë Liza dhe gratë e tjera mbrojtën të drejtat e tyre, ndërsa kryeministri i drejtohet duke iu kërkuar “të mos flisnin ashtu me të”.

Akademiku Artan Fuga, njëherazi edhe specialist i komunikimit, ka bërë një analizë të diskutimit që Rama pati me gratë e “5 majit” në zyrën e tij. Sipas Fugës, ndryshe nga shumë diplomatë që në atë zyrë “janë sjellë si pula”, ato gra “nuk u tutën, u dukën si Emiliano Zapata përballë kryeministrit Edi Rama”.

“Nëse negociohet, negociohet me përfaqësues, jo me çfarë të kapi dora! Biseda ishte dramatike sepse në një situatë krejt të pabarabartë midis tre grave shqiptare trime dhe kryeministrit të tyre. Ato gra pa ndonjë kulturë të veçantë juridike, të stresuara, të thirrura me kopillik në zyrat e kryeministrisë për t'u impresionuar dhe përulur në bisedë, sikurse thirreshin dikur në kështjellë fshatarët e revoltuar se u merreshin tokat! Ato gra e fituan tërësisht atë bisedë të vështirë mbushur me manipulime, intimidime indirekte, presione. Ato gra m'u dukën si Emiliano Zapata”, shkruan Fuga.

Të fundit