Flash News

E-TJERA

“Gratë e Tokës dhe të Qiellit”, një komedi mes dy dimensioneve

“Gratë e Tokës dhe të Qiellit”, një komedi mes

nga Anna Lattanzi  

 

Dimensioni Tokë. Gratë rebelohen kundër trajtimeve të padrejta sociale që vuajnë prej kohësh. E kështu vendosin të ndërmarrin një aksion të fortë dhe shkojnë e zaptojnë Parlamentin, në mënyrë paqësore e pa dhunë. Kërkesa e tyre ka në bazë barazinë absolute në të drejtat mes burrit e gruas.

Dimensioni Qiell. Perënditë e Politeizmit dhe ato të Monoteizmt që jetojnë në Olimp, përfshihen në konfliktin e sojit njerëzor. Hera, gruaja e Zeusit, mjaft e ndjeshme kundrejt kërkesës së grave për drejtësi merr krahun e tyre.

Deus ex machina. Njësoj si në dramat e antikitetit, Komedia zgjidhet me një Deus ex machina. Mbas një procesi të drejtë e të paanshëm, Zeusi vendos që burri dhe gruaja kanë të njëjtat vlera dhe të njëjtën peshë në shoqëri, ndaj asnjëri prej tyre nuk mund të abuzojë me tjetrin. Vendimi i tij është hyjnor me vlerë universale e të padiskutueshme.

Gjurma humaniste që karakterizon komedinë e Virgjil Muçit është e lidhur në mënyrë unike në thelb me luftën që zhvillojnë gratë. Përmbajtja e pjesës nuk aludon në asnjë moment për feminizmin në kuptimin e vërtetë të termit. Seksi im është arma ime... Seksi im është demoni im, janë pohime shumë të forta e domethënëse të shqiptuara nga Hera gjijashtë – Akti I -. Nga këto fjalë nis edhe ndjesia e ekuilibrit që karakterizon gjithë përmbajtjen. Një barazi e brendshme dhe e vërtetë që gratë e ndjejnë – seksi: armë dhe demon, forcë dhe dobësi – e që dëshirojnë ta shtrijnë në botën jashtë tyre. Mjaft më me padrejtësitë, gjithçka duhet të jetë e ekuilibruar, jo vetëm barazi gjinore. Gratë përfaqësuese kërkojnë që peshorja të jetë në harmoni perfekte. Ato duan që prezenca e tyre në shoqëri të njihet plotësisht si e barabartë me atë mashkullore në të gjitha funksionet e veta. Ato kërkojnë në mënyrë të vendosur ekuilibër mes gjinive, në çdo strukturë sociale e në çdo kontekst institucional. Ato luftojë e protestojnë, por për të vendosur, atë që duhet të kishte qenë qysh në krye të herës, nevojitet ndërhyrja e perëndive. Deus ex machina që autori e përdor në mënyrë ironike ka një sfond të hidhur: njeriu është i pazoti të ndërhyjë për diçka që nuk kërkon asgjë tjetër veç drejtësi, ndaj për këtë është e domosdoshme fjala hyjnore. Sikurse pohon vetë Zeusi, Kam arritur në kulmin e lojës, si një baba që ndërhyn te loja e fëmijëve, fëmijë ende të papjekur të cilët e kanë të pamundur të vendosin vetë se çfarë është në të mirë të tyre.

Ky mesazh i autorit është universal, nuk ka të bëjë aspak me gjuhën dhe kombësinë, por lidhet vetëm me idenë e barazisë së të drejtave të njeriut. Lufta për të drejtat e grave ndryshon pamje dhe merr format e betejes për diçka që duhet të respektojë dinjitetin më elementar njerëzor. Mungesa e barazisë nuk është vetëm padrejtësi, por diçka që shkon përtej e shndërrohet në krim ndaj njerëzimit. Të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut vendosen në të njëjtin plan, me pikë e me presje, pa asnjë lloj hezitimi.

Koncepti diktohet nga Muçi në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë e me forcë dhe nuk ka aspak dyshim se mendimi i shkrimtarit nuk ka frikë nga pasojat e një opinioni të tillë, duke qenë se pena e tij udhëhiqet qartazi nga një ndjesi drejtësie. Një temë e nxehtë ajo rreth së cilës rrotullohet komedia, e pa trajtuar kurrë më parë dhe që ndizet edhe më shumë po të lemë për një çast mënjanë universalitetin e mesazhit që synon të përçojë.

Ky është përfaqësimi në Itali i një komedie që trajton luftën e grave, të futur në mënyrë të vetëdijshme brenda kornizës së të drejtave të njeriut, nga një penë mashkullore shqiptare. Ne jemi të vetëdijshëm që paragjykimi në Itali ndaj burrave të Lindjes, si dhe i konsideratës që kanë ata ndaj grave është ende mjaft i fortë.

Edhe një shënim për autorin, i fundit ky, që mund t’i japë komedisë një vlerë të shtuar. Duke u rikthyer tek universaliteti, nga i cili është indoktrinuar shkrimi, lufta për të drejtat e grave ka të njëjtën vlerë me atë për të drejtat e popullsisë me ngjyrë apo të të burgosurve: të drejtat e grave baraz të drejtat e njeriut. Forcë, kurajo dhe humanizëm.

 

Të fundit