Flash News

E-TJERA

Gratë naftëtare ndërpresin grevën, i përgjigjen thirrjes së Ramës: Jemi për dialog, nëse nuk marrim zgjidhje do rikthehemi

Gratë naftëtare ndërpresin grevën, i përgjigjen
Gratë naftëtare

Gratë naftëtare kanë ndërprerë grevën e urisë në ditën e 25-të, për të dialoguar me kryeministrin Edi Rama.

Ato shprehen se greva i ka ndarë nga familja dhe se nëse qeveria nuk u zgjidh problemin e pagave, ato do tu rikthehen grevës.

“Kemi forca për të qëndruar akoma. Nënat durojnë dhe fitojnë. Ministrja nuk na begenisi kur shkuam në Tiranë. Jemi për dialog sepse jemi shkëputur nga familja. Kryeministri Edi Rama të vijë të na jap dorën dhe të zgjidhi çështjen, të na cojë pranë fëmijëve.

Ne po bëjmë një hap mbrapa për të gjetur një zgjidhje. Do të dalim nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do t’i rikthehemi prapë grevës”, shpreht një prej naftëtareve.

Të fundit