Flash News

E-TJERA

Gratë në ditën e 7-të të grevës, i bëjnë thirrje Ramës: Na jep një zgjidhje sa më parë

Gratë në ditën e 7-të të grevës, i bëjnë

Teksa ndodhen në ditën e 7-të të grevës së urisë, gjendja e grave që punojnë në Rafinerinë e naftës në Ballsh, sa vjen e përkeqësohet pasi kanë shfaqur kollë, lodhje fizike, luhatje tensioni dhe probleme me zemrën.

Por pavarësisht kësaj situate të rënduar shëndetësore, gratë grevistë refuzojnë të heqin dorë nga greva, teksa theksojnë se do rezistojnë deri në fund.

Ato i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i japë zgjidhje sa më parë problemit që kanë me mungesën e pagave.

“Nuk dorëzohemi asnjëherë sa të bëjmë atë kauzën tonë sa të marrim rrogat dhe të kthehemi në punë. Jemi shumë të lodhura, kemi pasur nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, i kemi marrë në telefon. E rënduar dhe në siklet të madh ndjehem, por e kam thënë dhe do ta them se do qëndroj deri në fund sa të marrim rrogat. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani asnjë gjë, i lutemi kryeministrit t’i japë zgjidhje sa më parë”, shprehen gratë në grevë.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama u shpreh i hapur për të biseduar me grevistët, teksa theksoi se gjëja e parë që duhet të bëjnë është të heqin dorë nga greva pasi kështu nuk do t'i sjellin zgjidhje problemit.

 

Të fundit