Flash News

E-TJERA

Greg Rama pozitiv me koronavirus, flet për gjendjen e tij shëndetësore

Greg Rama pozitiv me koronavirus, flet për gjendjen e tij

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vet Greg Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gregu thotë se analizat i ka bërë në spitalin e Senatoriumit dhe më pas ka marrë mjekim në shtëpi. Gjithashtu thekson gjendja e tij paraqitet shumë e mirë.

Djali i kryeministrit ka shprehur mirënjohje për stafin e mjekëve që janë duke luftuar në vijën e parë të zjarrit kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!

Të fundit