Flash News

E-TJERA

Grenell: Biden sanksionoi Berishën, por jo të dashurën e Putin

Grenell: Biden sanksionoi Berishën, por jo të dashurën e Putin

Ish i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ironizuar mediet amerikane duke thumbuar sanksionet e vendosura nga Departamenti i Shtetit.

Në një postim në Twitter, Grenell shkruan se administrata e Biden ka sanksionuar ish-kryeministrin Sali Berisha, por jo ‘dashnoren’ e Presidentit Vladimir Putin, duke cilësuar në fund se mediet amerikane janë të falimentuara. 

“Administrata e Joe Biden ka nën sanksione kreun e partisë Konservatore në Shqipëri - por jo dashnoren e Putinit. Mediat amerikane janë të falimentuara”, shkruan Grenell në Twitter.

Të fundit