Flash News

E-TJERA

Grenell për Thaçin: Duhet të lirohet urgjentisht, europianët po bëjnë një punë të pisët

Grenell për Thaçin: Duhet të lirohet urgjentisht,

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.

Grenell në një intervistë për Top Story tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.

Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë europianët është skandaloze.

Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Europianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”- tha Grenell.

Grnell tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti kurrë nuk ka pranuar idetë e amerikanëve.

Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”-tha Grenell.

Të fundit