Flash News

E-TJERA

Grenell publikon shifrat: OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite

Grenell publikon shifrat: OJF-të në Shqipëri përfituan 189

I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ka publikuar me shifra konkrete fondet e USAID që organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vitet e fundit.   

AI thekson se konkretisht në Shqipëri OJF- të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. 

Grenell publikon shifrat: OJF-të në Shqipëri përfituan 189

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat për vendet e juaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera. 

SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë. Shkak për ndërprerjen e fondeve është bërë një rishikim dhe analizë e administratës amerikane për të parë se ku shkojnë këto fonde dhe a po shpenzohen në të mirë të SHBA-së. 

Të fundit