Flash News

E-TJERA

Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret me armë bashkëshorten

Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret me armë bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Kretës. Sipas mediave greke një 39-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Autori dyshohet se ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpi ku jetonte me partneren e tij 29-vjeçare rumune. Ai e qëlloi për vdekje në kokë.

Autori u arrestua dhe sipas informacioneve ai ka pranuar krimin e tij.

Shqiptari njihet si person me precedent penal në trafikun e drogës.

Të fundit