Flash News

E-TJERA

Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë

Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paxos të Greqisë, ku një vajzë 4-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht pasi u gjet e mbytur në një pishinë.

Sipas mediave vendase, e mitura ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që prej vitesh jetonte dhe punonte në ishull. Tragjedia ndodhi pasditen e së premtes, rreth orës 15:00. Vogëlushja po luante në kopshtin e shtëpisë së saj, kur për disa minuta i shpëtoi vëmendjes së nënës.

Pavarësisht kërkimeve të menjëhershme nga familjarët dhe fqinjët, 4-vjeçarja u gjet më pas pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg banesës, në një vilë ku turistët ishin larguar, ndërsa në vend ndodhej vetëm kuzhinieri.

Fëmija u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të ishullit, por mjekët nuk arritën ta rikthenin në jetë. Nëna e vajzës është shoqëruar nga policia dhe po mbahet në komisariatin e Paxos. Ajo pritet të dalë para prokurorit për të dhënë sqarime mbi rrethanat e kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin shqiptar dhe vendas në ishull.

Të fundit