Flash News

E-TJERA

Greqi/ Shqiptari akuzohet se abuzoi sek*ualisht me vajzën e partneres

Greqi/ Shqiptari akuzohet se abuzoi sek*ualisht me vajzën e partneres

Delin Beqiri nga Bubullima e Lushnjes  akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vazjën e partneres së tij në Greqi.

Mediat greke raportojne  se që prej vitit 2014 abuzonte me thjeshtrën e tij, sot 25-vjeçare.

Ka qënë kjo e fundit që ka bërë denoncimin për njerkun. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja ka deklaruar se kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata.

25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se se nëna e saj, e arrestuar gjithashtu, nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve.

“Nëna ime nuk kishte njohuri për të gjitha këto. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime i hidhte kunja për të kuptuar pse ishte i tillë.

Sipas mediave greke, nëna 50-vjeçare, e cila gjithashtu u arrestua, është divorcuar kur dy vajzat e saj ishin ende në adoleshencë . Pas ndarjes, gruaja u takua me partnerin e saj 14 vite më të vogël dhe jetuan herët së bashku, ndërkohë që nuk njiheshin ende sa duhet.

Të fundit