Flash News

E-TJERA

Greqi, shqiptari kërcënon partneren se do t'i vrasë fëmijën

Greqi, shqiptari kërcënon partneren se do t'i vrasë

Policia greke ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, pasi ka kërcënuar partneren e tij se do t'i vriste fëmijën.

Sipas nënës 40-vjeçare gjithashtu shqiptare, 42-vjeçari nën efektin e alkoolit ka kërcënuar se do të vriste foshnjën pasi po qante.

Mediat greke raportojnë se kur policia e Kretës mbërriti në vendin e ngjarjes, gruan u gjet duke u përpjekur të mbronte beben.

Ndërkohë pas arrestimit të 42-vjeçarit, gruaja ka shkuar në komisariat dhe ka tërhequr denoncimin, me pretendimin se 42-vjeçari e ka bërë për herë të parë, dhe është djalë i mirë.

Të fundit