Flash News

E-TJERA

Greqi, shqiptari tenton t’i arratiset policisë, përplas me makinë një këmbësor

Greqi, shqiptari tenton t’i arratiset policisë, përplas me

Një shqiptar ka përplasur me makinë një automjet të parkuar, më pas një këmbësor  në Athinë.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ishte duke tentuar që t’i shpëtonte policisë në momentin kur ka bërë manovra të rrezikshme me makinën që drejtonte.

Më pas oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të tij dhe bënë të mundur ndalimin. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash.

Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës.

Të fundit