Flash News

E-TJERA

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4

Një ngjarje e rëndë është shënuar brenda një familjeje shqiptare në Volos të Greqisë.

Bashkëshorti vrau me thikë gruan dhe nënën e katër fëmijëve të tij dhe u largua nga banesa. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Sipas informacioneve fillestare, sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Burri e ka goditur me thikë gruan e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe humbjen e jetës nga gjakderdhja.

Krimi ndodhi para syve të të paktën njërit prej fëmijëve, i cili madje thuhet se i ka thënë policisë: "E pashë babin duke e therur mamin me thikë".

Sipas informacioneve, nuk kishte asnjë histori të dhunës në familje, megjithatë, autori i krimit ishte përdorues droge.

Të fundit