Flash News

E-TJERA

Greqia do të dhurojë 40 mijë vaksina anti-Covid për Shqipërinë dhe MV

Greqia do të dhurojë 40 mijë vaksina anti-Covid për
Foto ilustruese

Greqia do të dhurojë 40 mijë vaksina për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë Aristotel Peloni, raportojnë mediat greke.

"Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të ngushtë, do të ofrojë 20,000 vaksina në Maqedoninë Veriore dhe 20,000 në Shqipëri," tha Peloni.

Ky i fundit nuk dha detaje se kur do të jepen këto vaksina. Nderkohë deri më tani, vendi ynë ka siguruar 899,550 vaksina anti-Covid. Një ditë më parë mbërriti sasia e radhës, mbi 40 mijë doza nga Astrazeneca.

Të fundit