Flash News

E-TJERA

Greqia heq të gjitha dokumentet e Covid-19 për udhëtarët shqiptarë

Greqia heq të gjitha dokumentet e Covid-19 për udhëtarët

Greqia ka vendosur të heqë të gjitha dokumentet e kërkuara deri tani për Covid-19 për të gjithë udhëtarët që hyjnë në tokën helene.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme në Shqipëri, e cila pohon se nuk do të kërkohet më as certifikatë vaksinimi apo shërimi për Covid-19, apo test. Udhëtarët shqiptarë janë të lirë të shkojnë në Greqi, pa pengesa.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, shkruan Ministria.

Të fundit