Flash News

E-TJERA

Greqia miraton dekretin/ Zgjerohet me 12 milje në Jon, mediat greke: Mesazh Turqisë

Greqia miraton dekretin/ Zgjerohet me 12 milje në Jon, mediat greke: Mesazh
Foto Ilustruese

Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi dekretin që përfshin zgjerimin e shtetit helen në hapësirën veriore të detit Jon deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Mediat greke raportojnë se ky është një mesazh i qartë që Greqia po i dërgon Turqisë.

“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, thuhet në median greke.

Sipas kësaj të fundit zgjerimi i ujërave territoriale në rajonin e Jonit, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare.

Më tej thuhet se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kjo mosmarrëveshje, shkruan Protothema ka vazhduar që nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Të fundit