Flash News

E-TJERA

Greqia pritet të rikthejë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri

Greqia pritet të rikthejë pensionet për minoritarët

Greqia pritet të rikthejë pensionet 300 euro për minoritarët shqiptarë në jug të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me origjinë shqiptare Christos Mastoras.

Këngëtari ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për t’i shprehur shqetësimin lidhur me kompensimin dhe pensionet e minoritarëve në Jug të Shqipërisë.

Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës është shprehur se ka marrë sinjale pozitive nga kryeministri grek lidhur me kompensimin, që sipas tij pritet të jepet veristi në miratimin e buxhetit 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Christos Mastoras (@xmastoras)

Kujtojmë se Greqia e mori si vendim që në vitin 2019, por ende nuk janë hedhur hapa konkretë për ta vënë në zbatim, edhe për shkak të krizës që kaploi vendin me shpërthimin e pandemisë Covid-19.

 

Të fundit