Flash News

E-TJERA

Greqia rikthen fluturimet me Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Greqia rikthen fluturimet me Turqinë, Shqipërinë dhe

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (HCAA) hoqi të dielën kufizimet në fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që u vendosën për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Të gjithë pasagjerët nga jashtë do të duhet të tregojnë se kanë një test negativ COVID-19, të marrë brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre. Ata gjithashtu do të duhet të bëjnë karantinë në shtëpi ose në vendin e tyre të qëndrimit për shtatë ditë, shkruan media greke greekcitytimes.

Fluturimet lejohen të zbarkojnë vetëm në aeroportet e Athinës, Selanikut dhe Heraklion në Kretë.

Greqia shtyn sërish vendimin, Kapshtica e mbyllur deri më 5 prill

Pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri në 5 prill. Hapja e saj u shty nga autoritetet greke, si masë për të parandaluar koronavirusin.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Korçës bën me dije se deri në këtë datë nuk do të kalohet nga kjo pikë në Greqi. Ndërkohë hyrja për në Shqipëri nga Greqia do të lejohet nga ora 06:00 deri në 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021", thuhet në njoftim.

Të fundit