Flash News

E-TJERA

Greqia shtyn masat antiCovid deri më 24 Janar, çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët

Greqia shtyn masat antiCovid deri më 24 Janar, çfarë duhet

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Greqia ka shtyrë masat antiCovid deri më 24 janar.

Sipas masave, të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose e kanë kaluar apo jo Covid-in, duhet të kenë test negativ PCR të kryer brenda 72 orëve ose test të shpejtë të kryer 24 orë para udhëtimit.

Ndërsa pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës do të funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Postimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

OSE

Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Të fundit