Flash News

E-TJERA

Greqia shtyn sërish vendimin, Kapshtica e mbyllur deri më 5 prill

Greqia shtyn sërish vendimin, Kapshtica e mbyllur deri më 5 prill
Pika kufitare, Kapshticë

Pika kufitare e Kapshticës do të qendrojë e mbyllur deri në 5 prill. Hapja e saj u shty nga autoritetet greke, si marë për të parandaluar koronavirusin.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Korçës bën me dije se deri në këtë datë nuk do të kalohet nga kjo pikë në Greqi. Ndëkohë hyrja për në Shqiperi nga Greqia do të lejohet nga ora 06:00 deri në 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021", thuhet në njoftim.

Të fundit