Flash News

E-TJERA

"Greqinë apo Turqinë", Çani: Rama do duhet të zgjedhë, takimi i sotëm është taktikë për të fituar kohë

"Greqinë apo Turqinë", Çani: Rama do duhet të

Gazetari Arjan Çani komentoi vendimin e Shqipërisë dhe Greqisë për të çuar në Gjykatën e Hagës, çështjen e detit. Ai tha për "Open" se kryeministri Edi Rama po luan për të fituar kohë.

"Unë mendoj se jemi akoma në një fazë deklaratash, thjesht krijohet iluzioni se është marrë një vendim. Është një teknikë e Ramës për të fituar kohë. Kryeministri po luan në të njëjtën kohë me disa gurë. Rama është më shumë biznesmen sesa kryeminstër. Ai nuk do të guxojë dot asgjë me Greqinë, në qoftë se do të jetë në mardhënien që është me Erdoganin. Në një moment të caktuar do jetë i detyruar të zgjedhë Greqinë apo Turqinë", deklaroi Çani.

Të fundit