E-TJERA

Greva e naftëtarëve të Ballshit, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: E papranueshme, ju kemi kontaktuar që në prill

Greva e naftëtarëve të Ballshit, Sindikatat
Greva e grave naftëtare

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union, e cila përfaqëson punëtorët në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, ka reaguar lidhur me grevën e naftëtarëve, teksa i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama.

Në letrën drejtuar qeverisë, sindikata i bën thirrje Ramës të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Gjithashtu i kanë kujtuar kryeministrit, se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive.

Më tej ata shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do shkojë të negociojë me naftëtarët.

Reagimi i plotë:

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!

Ditari politik

Të fundit