Flash News

E-TJERA

Greva në Ballsh/Gratë naftëtare kërkesë Ramës: Të ngrihet grup negociator për çështjen tonë

Greva në Ballsh/Gratë naftëtare kërkesë Ramës:
Greva e grave naftëtare

Teksa ndodhen në ditën e 8-të të grevës së urisë në Ballsh, gratë naftëtare i janë drejtuar kryeministrit Rama me një kërkesë për ngritjen e një grupi negociator për të zgjidhur problemin e tyre me pagat.

Ato shprehen se kanë besim te kryeministri për zgjidhjen e situatës dhe se e vetmja gjë që u intereson janë rrogat e fituara me gjyq.

Më tej gratë greviste thonë se as nuk duan t'ia dinë më për uzinën.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të semurë. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje”, u shpreh një nga gratë.

Ndërkohë, grevistet sërish këmbëngulin se do i qëndrojnë deri në fund kërkesave fillestare të tyre dhe se nuk gënjehen me premtime boshe të kryeministrit.

Nga ana tjetër kryeministri është shprehur i hapur për të biseduar me naftëtarët, por ende nuk ka rezervuar një takim me ta. Ndërkohë, thirrja e tij e përsëritur ka qenë që ata të heqin dorë nga greva pasi sipas tij, nuk do të gjejnë zgjidhje me presione e referendume.

Të fundit